Neymar: Dua të shkruaj një histori të re, mora vendimin e duhur në kohën e duhur

Neymar do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, tek Al Hilal.

Pas prezantimit nga klubi, braziliani dha një deklaratë për mediat e klubit saudit.

31-vjeçari u shpreh i kënaqur me zgjedhjen që bëri, e cila sipas tij ishte e duhura.

“Dua të shkruaj një histori të re. Liga Saudite ka energji të jashtëzakonshme, lojtarë cilësorë dhe ka parë shumë rritje kohët e fundit. Kështu që unë besoj se është vendi i dëshiruar (për të qenë). Al Hilal është një klub gjigant, me mbështetës fantastikë dhe ata janë më të mirët në Azi. 

Kjo më jep ndjenjën se kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur, me klubin e duhur. Më pëlqen të fitoj dhe të shënoj gola dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë në Arabinë Saudite dhe Al Hilal”, deklaroi sulmuesi brazilian.