SYRI TV/ PD denoncim për kryebashkiakun e Korçës: Filo i dha tendera kompanisë së përjashtuar nga APP

Përmes taskës forcës së antikorrupsionit, Partia Demokratike denoncoi  dhënien e katër kontratave nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, te një kompani, që ishte përjashtuar nga Agjensia e Prokurimeve Publike.

Megjithë kjo kompani, ishte përjashtuar nga e drejta për të marrë prokurime publike, Filo i dha kontrata me vlerë 505 milionë lekë.