Tiranë/ Policia aksion ndaj hajduteve të bizneseve, arrestohen disa persona

 

Një operacion i komisariatit nr. 6 në Tiranë është finalizuar më arrestimin e një grup personash të cilët dyshohen se janë autorë të vjedhjeve të bizneseve në Tiranë.

Këto pamje janë nga momenti i aksionit policore te zhvilluar nga efektivet e komisariat 6 ku shoqërojnë në komisariat të ndaluarit.

Sipas të dhënave këto persona kanë kryer një vjedhje të një qendre estetikë duke marrë një shumë prej 2 milionë lekësh.

Operacioni është në vijim e ndërsa policia po vijon kontrollin për dokumentimin e vjedhjeve të tjerë në zonë.