E rëndë në Pogradec, gjendet i vetëvarur një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se një shtetas 49 vjeç  në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.