", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/15/auto_asdwerf1692114273.jpg", "width": 900, "height": 853 } }

Dua Lipa rikthehet sërish në Shqipëri, ja ku po i kalon pushimet

Vera e ka gjetur sërish Dua Lipën në Shqipëri. Pasi u largua për disa ditë për pushime me të dashurin e saj Romain Gavras në Greqi, ajo ka zgjedhur sërish të vijë në jug të vendit tonë.  

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa, teksa ka publikuar një fotografi me nënën e saj, Anesa Lipa, dhe ka treguar se ndodhen në Kep Merli. Duket se familjes Lipa nuk i ndahet zemra nga bregdeti shqiptar.

Dua Lipa në fund të muajit korrik përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)