SYRI TV/ Charles McGonigal do pranojë fajësinë, Xhaferri: SPAK të nisë hetimet ndaj Ramës

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka deklaruar se ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal do të pranojë fajësinë në gjyqin që do zhvillohet në ShBA.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Xhaferri i kërkoi SPAK të nisë hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama për këtë çështje, pasi çdo vonesë e bën të duket si një institucion me agjendë politike.