I riu vrau bashkëfshatarin e tij, policia e Bulqizës merr në mbrojtje familjen e autorit

Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit. Banesa në fjalë ndodhet në Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.

Mësohet se punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve./ BW