Mediat greke raportuan se policia shqiptare tentoi të anulonte tubimin në Himarë, publikohet leja për protestën

Është publikuar leja në lidhje me protestën në Himarë për lirimin e kryebashkiakut Fredi Belerit, pas akuzave nga mediat greke të cilat deklaruan se policia shqiptare ka tentuar të pengojë tubimin.

 Në lejen e siguruar shihet qartë se nuk ka pasur një gjë të tillë, por theksohet se janë marrë masa për garantimin e zhvillimit të një tubimi normal dhe pa cenuar Sigurinë Kombëtare dhe atë publike.

Po ashtu në leje është caktuar orari në lidhje me zhvillimin e protestës, që është vendosur ora 18:00 deri në 20:00.