U komentua shumë në Big Brother, Lorenc Hasrama poston foton me vajzën që i ka vjedhur zemrën!

Para pak javëve Lorenc Hasrama foli hapur për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.

“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.

Pra duke konfirmuar kështu lidhjen e tij të re, ndonëse nuk ndau detaje të tjera rreth asaj që ia ka vjedhur zemrën.

Ndonëse emrin nuk e ka zbuluar akoma, së fundmi këngëtari ka ndarë disa foto me partneren duke i treguar edhe portretin.

Nga imazhet dyshja duken të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.