Nata e 13 gushtit 1961 kur u urdhërua ndërtimi i Murit të Berlinit

Natën e 13 gushtit 1961, u dha urdhri për ndërtimin e Murit të Berlinit.  Muri qëndroi për 28 vjet dhe u kthye në simbolin e Luftës së Ftohtë, e konfrontimit midis Lindjes dhe Perëndimit.

Ai ndau Berlinin Lindor me atë Perëndimor, Republikën Federale me RDGJ-në, por edhe familjet dhe miqtë.

Mijëra personave ju refuzua largimi nga vendi. 140 persona humën jetën në përpjekje për të kapërcyer murin për tu larguar nga RDGJ - deri në vitin 1989 kur një Revolucion Paqësor i hapi rrugën ribashkimit të gjithë Gjermanisë.