Shënohen dy gola në pjesën e dytë, Egnatia në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Egnatias po luan këtë mbrëmje një miqësore me Interin, në stadiumin e qytetit të Ferraras në Itali.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë, ku rrogozhinasit udhëheqin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të fituesve të Kupës së Shqipërisë, me golin e shënuar në minutën e 6-të nga Duamena.

Në fraksionin e dytë shënohen dy gola të tjerë.

Fillimisht barazon Interi me Barrellën (55’), ndërsa rikthen epërsinë Fernando (68’) me penallti.