VIDEO/ Tony Blair mbërrin te Rama në Himarë me helikopterin që fik zjarret

Është i njëjti helikopter me të cilin qeveria shuan zjarret kur bien në zona ku nuk futet dot ushtria dhe të njëjtin helikopter, Edi Rama ja ka vënë në dispozicion ish-kryeministrit britanik, Tony Blairit, dhe aktualisht këshilltar i pa ligjëruar i Edi Ramës.

Si çdo gusht, Blair mbërrin në rezidencën qeveritare në Himarë ku takon Rama dhe i jep këshillat e duhura dhe duket se merr edhe ‘këstin e radhës’.

Kjo ka ndodhur edhe këtë herë.

Blair ka zbritur nga helikopter ushtarak në stadiumin e Himarës.