Pëlqehet nga Mourinho, Zapata te Roma?

Sulmuesi Duvan Zapata raportohet se karrierën do ta vazhdojë te Roma.

Zapata duket se brenda pak ditësh do të largohet nga Atalanta.

Lojtari kërkohet nga Roma. Mediat italiane raportojnë se Roma dhe Atalanta janë duke negociuar për transferimin e Zapata-s në kryeqytetit italian.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, thuhet se pëlqen lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin që nis fundjavën që vjen.

“Roma dhe Atalanta po negociojnë për Duvan Zapata. Sulmuesi kërkohet nga Mourinho”, shkruajnë mediet italiane.