E papritur/ Roberto Mançini nuk është më trajneri i Italisë

Roberto Mançini nuk është më trajneri i Italisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Federata Italiane e Futbollit, e cila thekson se tekniku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Europës 10 muaj përpara startit të “EURO 2024”.

Kjo duket se ka ardhur për shkak të disa konflikteve që Mançini ka pasur me drejtuesit e Federatës për shkak të zgjedhjeve në kombëtare siç raportojnë mediat italiane.

Duket se tashmë Federata ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij, me kohën që nuk është aspak në favor të italianëve.