'I ulur në karrige'/ Ekzekutimi i shqiptarit me plumb në kokë, autor dyshohet një bashkatdhetar

Një shqiptar është ekzekutuar në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis, ndërsa sipas mediave vendase shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.

Shqiptari mendohet të jetë rreth 55-vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ai është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihet asnjë arsye.

Viktima u gjet i ulur në karrige dhe sipas informacioneve paraprake kishte një plumb pas koke.