Arsenali bën detyrën në shtëpi, 'topçinjtë' e nisin sezonin me këmbën e mbarë

 

Arsenali e nis sezonin duke marrë një fitore ndaj Nottingham Forest me shifrat 2-1. 

“Topçinjtë” e nisën takimin me një start të mirë, duke kaluar në epërsi falë një goli të Eddie Nketiah. Pas disa minutash, Arsenali arriti të dyfishojë shifrat me një perlë të Bukayo Saka, i cili dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-0.

Loja e mirë e londinezëve vijoi edhe në pjesën e dytë, ku në disa raste rrezikuan sërish portën e Nottingham. Ekipi i miqve u zgjua pas minutës së 80, duke ngushtuar shifrat me anë të Taiwo Awoniyi.

Megjithatë, Arsenali nuk e humbi shpërqendrimin duke e menaxhuar lojën deri në fund dhe duke marrë një fitore në ndeshjen e parë të sezonit. Kjo fitore, i rendit “topçinjtë” në vendin e dytë të Premier League, pasi në të parin gjendet Manchester City që fitoi dje.