Majk në një lidhje dashurie me Nita Krasniqin? Veprimi i fundit i këngëtares tregon çdo gjë, ja çfarë bëri ajo

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtari i njohur Majk ka nisur një lidhje dashurie me vajzën e Naim Krasniqit, Nita Krasniqi.

Darkat, takime dhe postimet e tyre në rrjetet sociale nga i njëjti vend, kanë bërë që publiku të aludojë se dyshja janë në një lidhje së bashku.

Së fundmi Nita ka postuar në InstaStory një foto me Majk, ndërsa ky veprim i këngëtares i ka shtuar akoma më shumë zërat e publikut për lidhje.

Megjithatë lajmi ende nuk është konfirmuar nga asnjëri nga ata, ndërsa nuk dihet akoma nëse dyshja janë vërtetë në një romancë dashurie apo po planifikojnë një projekt muzikor së bashku.

Kujtojmë që vetëm disa javë me parë Majk është shoqëruar nga Nita në një nga koncertet e tij të fundit.