Aksident në aksin Korçë-Pogradec, raportohet për të plagosur

Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Korçës-Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet për të lënduar.