Ndeshja Musk vs Zuckerberg do të zhvillohet në këtë kryeqytet evropian!

Ka qenë vetë Musk ai që ka bërë me dije me anë të disa statuseve në X (Twitter) se dueli i shumëpritur me Zuckerberg do të mbahet në Rome.

Pronari Tesla-s u shpreh se i ka mbaruar bisedimet me kryeministren italiane dhe ministrin e kulturës dhe ata janë plotësisht dakord për vendin ku do të zhvillohet ndeshja.

Kujtojmë që dueli do të transmetohet në Twitter dhe në platformat e Meta-s (Instagram, Facebook)
Edhe njëherë Musk theksoi se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për veteranët.