Berisha: Biznesmeni italian është takuar në Tiranë me pronarin e djegësit, Erion Veliaj
Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se biznesmeni italian ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me pronarin e djegësit të Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliajn.
‘Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin’, u shpreh Berisha.
Berisha: Franco Tossi dhe Bruno Preseci dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet.
Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin.
Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit që po vazhdojnë.