Botërori i Femrave/ Suedia kualifikohet në gjysmëfinale

Suedia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Femrave.

Suedia, ekip në të cilin luan edhe Kosovare Asllani, triumfoi në çerekfinale 1-2 ndaj Japonisë.

Ilestedt në të 32-tën dhe Angeldal nga penalltia në të 51-tën realizuan për suedezet.

Hayashi ngushtoi rezultatin në minutën e 87-të, por ishte vonë për të bërë ndonjë ndryshim.

Kosovare Asllani luajti për 73 minuta, kurse Suedia në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën.