Aksident i rëndë në Bulqizë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Bulqizë pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në livadh.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Vajkal, vetëm dy kilometra nga qyteti i Bulqizës në drejtim të Peshkopisë.

Dy personat që ndodheshin në automjet kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spitalin e Bulqizës.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për aksidentin, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin bashkiak të Bulqizës.