EMRAT/ ‘Porsche’ bie në kanal, vdes pasagjeri, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Divjakës.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë  të ditur se rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, Daniel Sharka, ndërsa shoferi Mariglen Labota, është në spital.

Policia e Divjakës/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.