EMRI/ Në 'arrest shtëpie' por lëviste në qytet me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 36 vjeçari
Në prangat e policisë në Durrës ka rënë një 36 vjeçar i cili Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, duke thyer edhe masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.
Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari është shtetasi Dritan Memolla.
Njoftimi i policisë/ Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Background”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe inteligjencës policore.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.
36-vjeçari, me disa precedentë penal, u kap teksa levizte me këmbë, në shkelje të një mase sigurie “Arrest në shtëpi”.
Procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir) që shoqëronin të arrestuarin, për moskallëzim të krimit.
Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët, si dhe nga informacionet e…