Komplikohet shkëmbimi Vlahovic-Lukaku, Chelsea frenon negociatat

 

Shkëmbimi Vlahovic-Lukaku është një nga temat më të nxehta të merkatos, por duket se ka të reja të orëve të fundit në këtë front.

Chelsea I ka bërë të ditur Juventusit se nuk dëshiron që të vazhdojë tratativën në këto momente. Ka një diferencë të konsiderueshme mes kërkesës dhe ofertës për kartonin e dy lojtarëve.

Anglezët ofrojnë 20-25 milionë për sulmuesin serb, ndërsa Juventusi pretendon 40 milionë për kartonin e Vlahovic. Bardhezinjtë kanë njoftuar se janë të gatshëm të negociojnë në këto shifra, ndërsa londinezët deklarojnë se për momentin nuk duan të bëjnë shkëmbim lojtarësh.

Për Lukakun mbetet I hapur një transferim I mundshëm në Arabinë Saudite edhe pasi të mbyllet merkato në Europë.