Dhimbje koke për Bayern, Neuer mungon edhe dy muaj

 

Dhimbje koke për Bajernin e Mynihut. Vetëm pak orë pasi shitën portierin Jan Sommer te Interi, gjigantët gjermanë u përballën me një problem të papritur.

Manuel Neuer ka ende probleme nga dëmtimi dhe do të mungojë për dy muaj të tjerë. Pasi hoqi protezën metalike, ai ndjen sërish probleme në këmbën e majtë.

Kjo bëri që stafi mjekësor të rinisë periudhën e rehabilitimit. Me këtë ndalesë të radhës, Neuer do të qëndrojë në total dhjetë muaj larg fushave të lojës.