", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/09/auto_ronaldo31691602362.jpg", "width": 900, "height": 638 } }

VIDEO/ Cristiano Ronaldo çon Al-Nasr në finalen e Ligës së Kampionëve të Arabëve

Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në heroin e Al-Nassr, me sulmuesin portugez që shënoi në fitoren e skuadrës arabe kundër Al Shortas, e cila u mbyll 0-1.

Sulmuesi portugez gjeti rrjetën në pjesën e parë, por pas një konsultimi me VAR u anulua për një pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë, Sadio Mane arriti të fitonte një penallti, e cila u shndërrua në gol nga portugezi.

Kështu Al-Nassr arrin të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve të Arabëve për herë të parë në histori, aty ku do të ndeshet me fituesin e Al Hilal-Al Shabab.