VIDEO/ Përplasen 'kokë më kokë' Audi me Golfin, ka të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se shoferët e dy mjeteve 'Volkswagen Golf' dhe 'Audi' tani ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.