Zyrtare/ Nottingham blindon portën, prezantohet ish-i i Arsenalit

 

Pasi siguruan qëndrimin në Premier League edhe për këtë sezon, Nottingham Forest tashm ka përforcuar portën. Gardiani Matt Turnen është tashmë lojtari më i ri i klubit anglez.

Këtë e ka bërë të ditur Nottingham Forest përmes një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet 29-vjeçari. “Është një sfidë e madhe dhe një hap i madh përpara për karrierën time. Mezi pres të filloj”, ishin fjalët e para të Turner si lojtar i Nottingham.

Portieri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2027. Turner u ble vitin e kaluar nga Arsenal për shifrën e 6.36 milionë euro, por vetëm pas një viti është larguar.