Chelsea vihet nën hetim për ‘epokën Abramovich’, rrezikon...

Chelsea nën hetim, në lidhje me menaxhimin kur drejtohej nga Roman Abramovic.

Diçka për të cilën është denoncuar në Premier League dhe UEFA nga pronarët e rinj të “Bluve të Londrës”.

Për një seri parregullsish të zbuluara kur Todd Boehly mori drejtimin në “Stamford Bridge”, në qershor të 2022, Chelsea i ka paguar 10 milionë euro UEFA-s për një seri shkeljesh të rregullave të Fair-Play Financiar.

Tani dhe Premier League po heton mbi lidhjet e manjatit rus kur ishte pronar i klubit.

Në shënjestër janë pagesa prej dhjetëra miliona eurosh që u janë bërë kompanive offshore.

Sipas “The Times”, që ka publikuar të dhëna nga përmbajtja e hetimit të Premier, Chelsea rrezikon gjoba të rënda.

E deri te penalizimi me pikë, edhe pse shkeljet janë bërë nga pronarët e vjetër dhe pavarësisht faktit se hetimi ka nisur nga denoncimi i pronarëve të rinj.

Në shënjestër mes transaksioneve të kryera nga 2012 në 2019, të denoncuara nga pronarët aktualë, janë 6 pagesa të bëra për kompani offshore, për të cilat Premier League i konsideron se janë para në të zezë.

Për transferime lojtarësh që nuk figurojnë në librat e bilanceve të klubit, para që kanë përfunduar në xhepat e agjentëve dhe ndërmjetësve për të lehtësuar operacionet e merkatos me pagesa në të zezë.

Në hetimin e Premier janë edhe pagesat që Chelsea ka bërë për babanë e mbrojtësit danez Andreas Christensen, i blerë në 2012, të cilat janë denoncuar nga mediat daneze.

“The Times”, qershorin e vitit të kaluar kishte paralajmëruar se pronarëve të rinj iu ishte bërë një ulje prej 120 milionë eurosh nga çmimi final për blerjen e klubit. Për “probleme që mund të dilnin në të ardhmen nga librat e kontabilitetit”.