Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me partnerin

Ilda Bejleri e ka mbajtur gjithnjë larg vëmendjes jetën e saj private, por në ditëlindjen e vajzës së saj Siena, ajo u paraqit për herë të parë në publik me partnerin e saj, sipërmarrësin Ardit Kraja.
 
Ata festuan ditëlindjen e parë të Sienës në një ambient me miq dhe të afërm.

Në rrjetet sociale qarkulluan disa video dhe foto, në të cilat çifti feston 1-vjetorin e vajzës. 

Moderatorja u bë nënë në gushtin e vitit të kaluar. Në qershor, Ilda konfirmoi tërthorazi shtatzënë përmes një fotoje ku dukej disi barku i rrumbullakosur. Asokohe, ajo u shfaq në Instagram duke konsumuar një pije për të cilën thekson në mbishkrim se nuk është alkool.