Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti shqiptar

 

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, dhe partnerja e tij, Agonita, janë martuar. Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë tradicionale, të mbajtur në Kosovë.

Dasma e çiftit vjen plot shtatë muaj pasi futbollisti, i cili jeton dhe vepron në Malajzi, i propozoi martesë bukuroshes me origjinë nga Peja.

Çifti ka ndarë në rrjete sociale pak nga atmosfera që ka mbizotëruar në mbrëmjen e kurorëzimit, ku shihet se Liridoni është dukur mjaft elegant i veshur me një kostum ngjyrë krem, ndërsa Agonita dukej shumë e bukur me fustanin e nusërisë.