Tottenham rrëmben objektivin e Milanit, sulmuesi argjentinas transferohet në Londër

 

Tottenham ka gjetur pasardhësin e Harry Kane. Klubi londinez njofton se ka blerë sulmuesin e talentuar Alejo Veliz nga Rosario Central.

20-vjeçari ka firmosur një kontratë me “gjelat” e Londrës deri në 30 qershor të vitit 2029. Pas Micky van de Ven kjo është blerja e dytë që Tottenham zyrtarizon ditën e sotme.

Alejo Veliz ndiqej me shumë interes edhe nga Milani, por sulmuesi i talentuar vendosi që të vazhdojë karrierën në Premier League.