SYRI TV/ PD denoncon vjedhjen e të dhënave të TIMS, Noka: Rama dhe Balla janë autorët
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla se janë autorët e vërtetë të vjedhjes të të dhënëve të sistemit TIMS. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka denoncoi faktin se këto të dhëna janë eksportuar në Qipro, ndërsa shtoi se vjedhja e tyre bëhet me qëllim e fshehjes së lidhje të zyrtarëve socialist me botën e krimit.
SYRI TV
Partia Demokratike denoncoi vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, duke akzuar kryeministrin Edi Rama dhe Minsitrin e Brendshëm Taulant Balla si urdhëruesit e këtij veprimi të jashtë ligjshëm. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka deklaroi se në fillim të muajit gusht drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit I ka përvetësuar këto të dhëna, si dhe shtoi se i ka eksportuar në Qipro.
Sipas Nokës vjedhja e të dhënave është bërë me qëllim e fshehjes së udhëtimeve të zyrtarëve të lartë socialist me persona me rekorde kriminale.
Flamur Noka u shpreh se ky vendim i rrezikon sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.