SYRI TV/ Kulla mbrapa TOB, reagon Sali Berisha: Trillime për të shuar flakët e djegësave

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka cilësuar si shpifje dhe trillime nga kuzhina Fuga-Veliaj aludimet për lidhje me kullën pas Pallatit të Kulturës.

Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama që të anulojë lejen e ndertimit të kësaj kulle , si dhe shtoi se gjatë kohës që ka drejtuar qeverinë nuk ka firmosur asnjëherë leje për ndërtimin e kullave.

Berisha tha se kjo zhurmë bëhet për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve.