Shorti i Conference League/ Partizani njeh kundërshtarin... nëse kualifikohet në ‘Play-Off’

Partizani njohu sot rivalin që do të ketë në “Play-Off” të Ligës së Konferencës, nëse arrin të kualifikohet ndaj Valmieras.

Të kuqtë kanë dy përballje ndaj letonezëve, ku fillimisht luajnë në transfertë e pas në Shqipëri.

Duke qenë se Partizani vjen si skuadër e eliminuar nga Championsi, edhe në Ligën e Konferencës do të ketë një skuadër që eliminohet nga Championsi dhe Liga e Europës.

Shorti i huedhur sot në Nion të Zvicrë e ka vënë kampionet shqiptare përballë fituesit të çiftit Astana (Kazakistan)-Ludogorets (Bullgari).