PSG përjashton Mbappe nga skuadra e parë

Vazhdon telenovela Kylian Mbappe. Sulmuesi ka refuzuar një propozim rinovimi të kontratës që është formuluar në ditët e fundit nga PSG.

Klubi i garantonte veç të tjerash edhe mundësinë për t’u shitur diku tjetër në fund të sezonit.

Vetë lojtari ka qëndruar stoik në pozicionin e mëparshëm.

Pra, refuzon klauzolën që do t’i mundësonte të luante për klubin e Emirit të Katarit deri në 2025.

Ashtu siç tashmë e dinë të gjithë, objektivi i 25-vjeçarit është ai për t’u transferuar si lojtar i lirë, me parametra zero qershorin e ardhshëm te Reali i Madridit.

Qëndrimi i tij i palëkundur, ka irrituar më tej drejtuesit e PSG-së, të cilët kanë vendosur ta kalojnë në skuadrën e dytë.

Dhe duke nisur nga kjo e hënë, Mbappe nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e skuadrës së parë që po drejtohet nga Luis Enrique.

Tekniku spanjoll nuk mund ta llogarisë “yllin” francez për ndeshjen e parë të kampionatit, të shtunën që vjen në shtëpi kundër Lorient.