Arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, lëvizte me automjet të vjedhur dhe lëndë narkotike

Një 30 vjecar në Vlorë është arrestuar teksa në automjetin që lëvizte i është gjetur një sasi lëndë e dyshuar cannabis sattiva. Gjitashtu nga verifikimet, automjeti me të cilin udhëtonte 30 vjecari me iniciale K.N rezultonte i vjedhur në Spanjë.

 Sasia e drogës dhe automjeti me të cilin udhëtonte 30 vjecari janë sekuestruar nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Pëgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.