VIDEO/ Yan Sommer mbërrin në Milano për të kryer vizitat mjekësore tek Interi
Interi i pagoi 6 milionë euro Bayernit për të siguruar shërbimet e Yan Sommer.
Portieri zviceran ka mbërritur në Milano, aty ku do të kryejë sot në mesditë vizitat mjekësore.
Më pas, Sommer do të firmosë kontratën që do ta mbajë lidhur me ngjyrat zikaltër deri në 2025-ën.
Me pagën ende për t’u zbuluar, 34-vjeçari do të marrë vendin e lënë bosh nga Andre Onana për t’u bërë kështu zvicerani i 21-të i historisë së Interit.
📼#Sommer è arrivato a Milano circa un’ora fa. Domani visite mediche, foto di rito e primo allenamento in maglia nerazzurra
— Giulia Loglisci (@GiuliaLoglisci_) August 6, 2023
- @GuarroPas pic.twitter.com/LyumL8Radq