", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/07/auto_Screenshot_1-19-1130x6351691388866.png", "width": 900, "height": 506 } }

'Nuk është normal', Messi realizon dy gola të jashtëzakonshëm

Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin në futbollin amerikan, pasi ka realizuar sërish dy gola për Inter Miamin.

 
Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë me Dallas, Messi ka shkëlqyer duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.
 
Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte barazim 4-4 dhe dy skuadrat shkuan në penallti, ku Inter Miami fitoi 5-4.
 
Vetëm pas gjashtë minutash lojë ishte Messi që shënoi golin e parë në këtë takim pas një asistimi nga Jordi Alba për 0-1.
 
Dallas u rikthye në lojë dhe në fund të ndeshjes krijoi epërsi prej dy golave prej 4-2.
 
Megjithatë në 10 minutat e fundit të ndeshjes Messi sërish ishte vendimtar, ku fillimisht falë harkimit të tij mbrojtësi Farfan realizoi autogol.
 
E në minutën e 85-të, shtatë herë fituesi i "Topit të Artë" realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 4-4.
 
Në penallti Inter Miami ishin më të mirë dhe fituan 4-5 duke kaluar në çerekfinale të League Cup.