Çahet diga në Alaskë, lumi shkatërron çdo gjë që gjen para

Pamjet me dron kapën momentin teksa një shtëpi shembej nga lumi Mendenhall, në kryeqytetin e Alaskës, pas prurjeve rekord të ditëve të fundit.

Përmbytje goditën qytetin e Juneau të shtunën, pas një shpërthimi të digës akullnajore, duke shkatërruar të paktën një strukturë dhe nxitur zyrtarët e qytetit të lëshojnë urdhra evakuimi për banorët.