‘ABI Bank’ dhe Linda Rama. Kush foli në Tiranë, Ema Ndoja (Rama), apo Gabriel?

Deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë Sigmar Gabriel, pak ditë më parë, habitën jo pak politikën në vend, por edhe ndërkombëtarët.

Deklaratat e tij bënë që shërbimi në shqip i agjencisë gjermane Dojçe Vele, pyeti zyrtarisht ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, nëse deklaratat e tij ishin shtetërore apo private.

Por ditë pas kësaj vizite janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me vizitën e Gabriel në Tiranë.

Ministri gjerman në Tiranë mësohet se ishte i shoqëruar në Tiranë nga bashkëshorti i ish-aktores shqiptare Ema Ndoja.

Kjo e fundit është e martuar me ish-politikanin gjerman Rezzo Schlauch i cili është edhe anëtar i bordit të Abi-Bank në Tiranë dhe një lobist i fuqishëm në politikën gjermane për Edi Ramën.

Ema Ndoja, njihet edhe si ish e dashura e Edi Ramës.

Nga ana tjetër, Rezzo Schlauch si ish-politikan me lidhje të forta në Berlin, ai mësohet se bën lobingun më të fortë për Ramën në Berlin. Ai sot është në bordin e ABI-Bank bashkë me Linda Ramën.

SYRI.net