", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/06/auto_IMG_14581691347456.jpeg", "width": 900, "height": 598 } }

VIDEO/ Ronaldo shënon përsëri, Al Nassr kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve Arabe

Skuadra e Al Nassr duket se ka lënë pas krahëve telashet e fillimit të edicionit në Kupën e Kampioneve të Klubeve Arabe. Ekipi saudit ka fituar sot me shifrat 3-1 ndaj marokenëve të Raja  dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, duke filluar nga goli i Ronaldos në minutën e 19-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Më pas erdhi dygolëshi i Fofana, teksa autogoli i Madu në fundin e pjesës së parë, ishte ai që vulosi në fakt të gjithë ndeshjen.