Përmbytjet/ Pamje të frikshme nga Sllovenia, shumë vende kërcënohen dhe nga rrëshqitjet e dheut

Sllovenia është ende në frikë nga përmbytjet katastrofike dhe pasojat e tyre.

Ndërkohë që kushtet hidrologjike pritet të qetësohen, shumë vende tashmë kërcënohen nga rrëshqitjet e dheut.

Situata është e rëndë përgjatë lumit Mura.

Autoritetet në disa vende urdhëruan evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara, transmeton N1 .

Niveli më i lartë i paralajmërimit është lëshuar për rajonin e Pomurskës.

Moti i keq goditi Slloveninë të premten.