I ngul thikën në shpinë moshatarit të vet, arratiset 19-vjeçari nga Durrësi

Një 19-vjeçar në Durrës ka marrë një goditje me thikë në shpinë nga një moshatar i tij, që më pas është zhdukur për të mos u kapur nga policia.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim të riun me iniciale J.B. banues në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur dje, më datë 2.05.2017, rreth orës 9:30, në lagjen Nr.18.

Pas një konflikti çasti për motive të dobëta, J.B. e ka goditur me thikë në shpinë, D.S. 19 vjeç, banues në Durrës.

I plagosuri u shtrua në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dosja e moshatarit të tij në kërkim i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .