E donin gjigantët e Premier League, talenti i Ajaksit i surprizon të gjithë duke zgjedhur Brightonin

Mohammed Kudus në Premier League. Mesfushori i avancuar i Ajaksit, i cili luan edhe si sulmuesi i djathtë, kërkohej nga klube si Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.

Por e ardhmja e 23-vjeçarit quhet Brighton. Klub që ka arritur akordin me klubin e famshëm holandez mbi bazën e 40 milionë eurove.

Ndërkohë që Kudus, i cili është pjesë e kombëtares së Ganës (24 ndeshje dhe 7 gola) ka arritur në parim marrëveshjen me drejtuesit e Brightonit.

Klub që sezonin e ardhshëm do të luajë në Europa League, për herë të parë në histori.

Një përforcim fantastik ky për trajnerin Roberto De Zerbi.

Tani mungon vetëm zyrtarizimi, me Kudus që kalon Joao Pedron (35 mln euro) dhe shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Brightonit.

Shpejtësia dhe driblimi janë ndër cilësitë kryesore të Kudus, i cili bën mirë edhe rolin e numrit 9 fals kur është e nevojshme.