Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak; 

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male.

Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20-34 °C,

në zonat e ulëta 19-37 °C

në bregdet 25-37 °C.