Ballkani shkatërron Larnen, kualifikohet në turin e tretë të Conference League

Ballkani tregon supermacinë ndaj Larne edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Irlandën e Veriut.

Kampionët e Kosovës fituan thellë 1-4 në transfertë dhe kualifikohen në raundit  tretë (do të ketë përballë Lincoln Red Imts të Gjibraltarit) të Conferencë League, ku do të ketë shanse të mira për të kaluar në play off.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të Ballkani falë dygolëshit të Nazmi Gripshit (27’, 36’).

Pjesa e dytë nisi sërish me gol, që mban firmën e Rrahmanit.

Bonis i vendësve shkurtoi diferencën në 1-3 fale ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, ndërsa llogarite me Larnen i mbylli Kryeziu në minutën e 66-të me golin e 1-4.

Ballkani avancon me rezultat të përgjithshëm 7-1.