Një shtetas kosovar plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.