Dardan Cena merr medaljen e bronztë në 'Lojërat Frankofone 2023'

Dardan Cena sot është stolisur me medalje të bronztë në Lojërat Frankofone që po mbahen në Kinshasa, Republikën Demokratike të Kongos.

"Dardani" është garuesi i vetëm që është stolisur me medalje në Lojërat Frankofone nga ekipi i Kosovës deri më tani.

Nesër garon Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.